Real Madrid rihidhet në sulm për Paulo Dybalën. Pas eliminimit në Ligën e Kampioneve, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ka vendosur të tentojë sërish të sjellë në Bernabeu sulmuesin e Juventusit dhe për ta bërë Realin sërish protagonist në Evropë. Mësohet se në orët e fundit për Dybalën ka ardhur një super ofertë nga ana e kampionëve të Spanjës; para të thata dhe një futbollist i rëndësishëm i përfshirë në operacion për një vlerë të përgjithshme për më shumë se 100 milionë Euro.
Dy janë lojtarët që skuadra merenges mendon të sakrifikojë për të marrë argjentinasin e Juventusit; Isco ose Kroos. Juventus nga ana e tij nuk ka ndërmend të privohet nga Dybala aq më tepër në një moment si ky ku po bëhet një rindërtim i skuadrës. Por në fund, bëhet e paevitueshme që kjo cështje të lidhet me atë të Ronaldos; nëse portugezi vendos të largohet nga Torino, atëherë Juventus nuk do të shesë kurrë Dybalën.
Gjërat mund të ndryshojnë edhe për motive financiare nëse Ronaldo do të vijojë karrierën e tij me kampionët e Italisë. Kjo edhe sepse dy lojtarë si Isco dhe Kroos të vlerësuar 60 dhe 50 milionë Euro nuk mund të lënë askënd indiferent. Gjithsesi për momentin bëhet fjalë vetëm për një veprim të njëanshëm nga ana e Realit të Madridit që bëri një ofertë të cilën Juventusi u kufizua vetëm në marrjen e saj e asgjë më tepër. Por ajo që ndodhi së fundmi në Torino me cështjen Sarri-Pirlo, tregon se gjithcka mund të ndodhë
Sfidanti.al