Marc Marquez do të mungojë edhe në Cmimin e Madh të Austrisë që do të zhvillohet këtë të diel në pistën e Spielberg dhe duket se i thotë praktikisht lamtumirë Botërorit të MotoGP të këtij viti.
Lajmi u komunikua nga Honda me kampionin e botës do të zëvendësohet sërish nga Stefan Bradl. Ishte piloti gjerman që e konfirmoi garimin e tij me HRC . Në fillim Bradl tha se do të garonte në të dyja garat e parashikuara për t’u zhvilluar në Austri, por më pas e hoqi njoftimin duke lënë të kuptohet se spanjolli do të tentojë të kthehet në pistë në 23 gusht.
Dicka e tillë është e vështirë të ndodhë dhe nëse gjërat nuk shkojnë sipas parashikimit atëherë Marquez do t’u kthehet pistavce në 13 shtator në garën e parë që do të zhvillohet në Misano. Marquez u rrëzua në garën e parë të kampionatit në Jerez duke pësuar frakturë në krahun e djathtë. Ai u operua në 21 korrik në Barcelonë dhe pak ditë më vonë tentoi të zbriste sërish po në pistën e Jerez, por u dorëzua nga dhimbjet. Pak ditë më vonë, u operua sërish për thyerje të pllakës së vendosur në krah që e detyroi atë të braktiste edhe garën e Cekisë.
Sfidanti.al