“Tanku i sulmit” Lukaku vendos rekordin e golave në Europë!

Askush nuk ia kishte dalë si ai në këtë kompeticion. Realizimin në shumë ndeshje radhazi e ka për specialitet Romelu Lukaku, që arriti të shënonte në të 9-ën ndeshje radhazi në Ligën e Europës, këtë herë ndaj Leverkusenit. Sulmuesi belg ia kishte dalë më parë të shënonte  ndaj Volfsburgut, Jang Bojsit, sërish ndaj Jang Bojsit, Dinamos së Kievit në dy ndeshje radhazi, po kështu ndaj Ludogorecit, kundër Getafes dhe tani ndaj Leverkusenit. Tre ndeshjet e para, belgu i kishte luajtur për Mançester Junajtidin. Lukaku thyen rekordin e mbajtur nga sulmuesi legjendar anglez, Alan Shirer, me 8 ndeshje radhazi me gol, dhe po ashtu bëhet i pari lojtar i Interit në histori që shënon në 6 ndeshje radhazi në Europë.

Sfidanti.al