Sançezi u tremb nga konkurrenca te Siti dhe shkoi te Junajtidi?

Drama rreth transferimit të futbollistit më të mirë të Arsenalit, Aleksis Sançez, pothujase, ka marrë fund, kurse, tani, po flitet, gjithnje e më shumë, për shkakun, se përse ky futbollist kilian përfundoi te Mançester Junajtidi dhe jo tek ekipi tjetër mançesteras, Siti i Guardiolës, sikurse ishte parashikuar, fillimisht?

Gazeta lokale, “Manchester Evening Neës”, shkruan se Sançezi shkoi të luajë te Junajtidi, sepse, në këtë ekip, ai mund ta tregojë kapacitetin e tij të plotë. Sançezi, sikurse thuhet, do të fitojë në “Old Trafford” 350 000 sterlina në javë, ndërkohë që atij i është garantuar edhe vendi në formacionin e parë. Kurse, po të shkonte te Siti, ai do të kishte atje konkurrencë me Agueron, Zhesusin, Sanen dhe Sterlingun, por, ai, sikurse duket, bëri një lëvizje të zgjuar, pasi në ekipin e Murinjos ai nuk do të ketë probleme të tillë.

Sfidanti.al