Golashënuese legjendar rumun, Gorge Haxhi, ndoshta, ka realizuar transferimin me të çuditshëm gjatë këtij sezoni dimëror të transferimeve. Haxhi që është drejtor dhe trajner i ekipit rumun, Vitorul, vendosi që të blejë kontratën e të birit të vet, Janis Haxhi, që, deri tani, ka luajtur me Fiorentinën. Ky futbollist 19-vjeçar rumun, gjatë dy viteve, ka mbajtur veshur bluzën e Fiorentinës, por ka luajtur me të, gjithsej, në dy ndeshje zyrtare, ndërkohë që, muajt e fundit, ka luajtur me ekipin e saj të të rinjve.
Vitoruli, deri tani, nuk ka paguar më shumë se 50 000 euro për ndonjë lojtar që ka blerë, kurse, tani, është gati që të japë 2 milionë euro për të birin e Haxhit të madh! Interesant është fakti se po të njëjtën shumë ky klub rumun mori, para dy vitesh, nga Fiorentina, kurse, tani, paratë dhe lojtari në fjalë u shkëmbyen përsëri, por në drejtimin e kundërt.
Sfidanti.al