Doni para nga topi! PSZH-ja – “kafaz i artë” për futbollistët!

Nuk është ndonjë sekret i madh se paratë e mëdha janë arsyeja se përse te ky klub francez duan që të vijnë shumë lojtarë. Sidoqoftë, megjithëse Liga e 1-rë franceze ka avancuar gjatë viteve të fundit, ajo është larg akoma nga pesë ligat më të forta të botës, por, ai që mbërrin në “Parkun e princave”, nuk e ka të lehtë që të largohet që atje, për shkak të kushteve të shkëlqyera në kontratë. Donato Di Kampli, ish-agjent i Marko Veratit, vë në dukje se kontratat që ofron PSZH-ja, janë si një “kafaz i artë” për futbollistët.

“Me PSZH-në, unë kam pasur përvojën më të keqe. Ky klub më ka dëmtuar shumë mua, kurse Verati, për mua, nuk ekziston më. Për shkak të tij, unë u bëra kundër klubit dhe kundër shtetit, kurse ai më flaku tej si një leckë!”, thotë Donato, duke shtuar më tej: “Askush nuk do të mund ‘ta grabisë’ Nejmarin nga PSZH-ja. Në këtë klub, lojtarët janë si në një ‘kafaz të artë’, nga i cili askush nuk do që të largohet, për shkak të kontratave të majme që ata kurrë nuk do të mund t’i siguronin në ndonjë klub tjetër”.

Sfidanti.al