Lionel Mesi po luan në mënyrë fantastike, gjatë këtij sezoni, duke qenë një nga lojtarët më të merituar që Barcelona ka krijuar një epërsi të madhe në La Ligën spanjolle. Sidoqoftë, në ndeshjen fundit çerekfinale të Kupës së Mbretit, Barcelona pësoi një humbje të papritur 0-1 nga rivali qytetës, Espanjoli.
“Tragjiku” i kësaj ndeshjeje ishte Lionel Mesi që humbi një 11-metërsh, duke u bërë kështu ekzekutuesi më i keq i penalltive, gjatë këtij sezoni, në Spanjë! Pikërisht, nga gjashtë penallti që ka gjuajtur gjithsej Mesi në të gjithë konkurrimet, ai ka humbur tri prej tyre.
Sfidanti.al