Sançezi hyri në min. e 83-të, preku një herë topin.. “përlau” 75 000 sterlina!?

Aleksis Sançez, në derbin e fundit mes Mançester Junajtidit dhe Mançester Siti (0-2), hyri në lojë në min. e 83-të, kur ishte 0-2 për Sitin, duke zëvendësuar Mateo Darmianin. “Ylli” kilian i Junajtidit kaloi në fushë gjithsej 12 minuta, gjatë të cilave ai e preku topin vetëm një herë.
Por, pavarësisht nga forma e dëshpëruar e tij, ky futbollist kilian siguroi 75 000 sterlina, sepse, sipas një klazole në kontratën e tij me “djajtë e kuq”, ai fiton një bonus me vlerë prej 75 000 sterlinash për çdo ndeshje, në të cilën ai luan të paktën një minutë me bluzën e Junajtidit!
Sançezi ka pak më shumë se një vit që ka ardhur në “Old Trafford” dhe paga javore e tij është 450 000 sterlina që e bëjnë atë futbollistin më të paguar në Premier Ligë.
Në fakt, trajneri i ri i Junajtidit, Ole Solskjer, nuk mbështetet te shërbimet e Sançezit që tanimë ka mbetur në hije të Rashfordit dhe Marsialit që do të thotë se në fund të sezonit ai me siguri që do të shitet.
Sfidanti.al