Samuel Eto’o lë futbollin: The End. Drejt një sfide të re

‘The End’. Në moshën 38 vjecare, pas një karriere të jashtëzakonshme gjatë së cilës ka fituar praktikisht gjithcka në rang klubesh, për Samuel Eto’o ka ardhur momenti t’I thotë lamtumirën futbollit të luajtur. Vetë futbollisti kamerunas konfirmoi tërheqjen e tij nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram me një shprehje që nuk lë asnjë vend për interpretim.

‘Fund! Drejt një sfide të re. Ju falenderoj të gjithëve me shumë dashuri-shkruante Samuel Eto’o në postimin e tij

Një postim që solli një reafgim të fortë te fansat e Eto’o të cilët ‘mbytën’ atë me komentet e tyre për ta falenderuar  sulmuesin 4 herë fitues I Topit të Artë të Afrikës një rekord që e ndaj me Jaja Ture. Ndeshja e fundit që ka zhvilluar Eto’o ishte ajo e 17 prillit mes Muaither SC e il Qatar SC, me kamerunasin që më parë ka veshur fanelat e Realit të Madridit, Majorkës, Barcelonës, Interit, Anzhit, Celsit, Evertonit dhe Sampdorias përpara se të transferohej në Turqi e më pas në Katar

Debutimin me Kombëtaren kamerunase Eto’o e ka bërë kur nuk I kishte mbushur ende 16 vjec duke fituar dy herë Kupën e Afrikës dhe një medalje të artë olimpike në Sydney 2000. Por Eto’o kënaqësitë më të mëdha I ka marrë në rang klubesh duke fituar 4 tituj kombëtarë e 3 Liga Kampionesh në Spanjë e itali duke u bërë I vetmi futbollist që ka fituar 2 Tripleta me 2 klube të ndryshme, Barcelonën në 2009 dhe Interin në 2010

Tani mbetet të kuptohet se cila është sfida e re për të cilën Eto’o flet në postimine e tij. Mendohet se kamerunasin e pret një karrierë si trajner një rol të cilën ai e ka pranuar vetë se dëshiron ta marrë, ose mund të ketë një rol ‘politik’ duke qenë se në muajin korrik ai dhe Didier Drogba u emëruan si bashkëpunëtorë të presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit, Ahmad Ahmad. Një gjë duket e sigurt, shënuesi më I mirë I Kamerunit, nëse nuk do të bëjë prapakthehu në vendimin e tij, sapo vari këpucët në gozhdë

sfidanti.al