Salah drejt largimit, Liverpool synon ta zëvendësojë me adoleshentin

Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë për klubin e Liverpool, ku përveç trajnerit Jurgen Klopp pritet të ketë edhe disa largime të rëndësishme në skuadër. Ylli egjiptian Mohamed Salah me shumë mundësi, sipas raportimeve të medieve britanike nuk do të jetë pjesë e “The Reds” sezonin e ardhshëm. Në një situatë të tillë te Liverpool po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë të sulmuesit dhe i pari në listën e dëshirave është i riu brazilian Estevao Willian. 16-vjeçari bëri debutimin e tij në futbollin profesionist vetëm në dhjetor, por konsiderohet një xhevahir i vërtetë për skuadrën e Palmeiras, ndoshta edhe më shumë se Endrick. Estevao ka tërhequr më parë interesim nga Chelsea dhe Barcelona, ​​ por edhe nga PSG-ja, megjithatë asnjë nga tre skuadrat nuk ka arritur të bëjë të mundur transferimn e tij. Ndërkohë vlen të theksohet se për të bërë të mundur transferimin e 16-vjeçarit, Liverpool duhet të paguajë jo pak, por 60 milionë euro, që është shuma e klauzolës së lirimit të sulmuesit.

sfidanti.al