Pjesëtari i përfaqësueses turke, Arda Turan, pothuajse është e sigurt se, gjatë këtij dimri, do të largohet nga Barcelona, ndërkohë që stacioni i tij i radhës pritet që të jetë një klub në Itali. Ka mundësi që ky klub të jetë Milani, fillimisht, si lojtar i huazuar deri në fund të sezonit, ndërsa, më pas, “kuqezinjtë” do të mund ta blejnë atë plotësisht nga klubi katalonjas.
Sikurse dihet, kryesia e klubit milanez, gjatë verës, shpenzoi për përforcimet e reja mbi 200 milionë euro, por shumica e tyre dolën lojtarë të tipit: i “morën për as, por dolën pras!”. Tani, trajneri i ri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka plane e dëshira të reja dhe njëra prej tyre është Arda Turani. Nëse do të vijë te Milani, me siguri që ai do të zerë vendin e bashkatdhetarit të tij, Hakan Calhanoglu, që ka zhgënjyer me lojën e tij.
Sfidanti.al