Majk Tajsoni dhe ferma e jetës te vendi që quhet “ Lugina e Vdekjes”!

Majk Tajsoni do të hapë një fermë, me sipërfaqe prej 4000 metrash katrorë për kultivimin e marihuanës, pasi shteti amerikan i Kalifornisë legalizoi, ditët e fundit, këtë lloj droge për përdorimin personal. Së bashku me dy partnerë biznesi të tij, “Tajson ranç” (ferma) do të hapet rreth 100 km në jugperëndim të parkut kombëtar “Lugina e vdekjes”, ndërkohë që kultivuesit do të mund të kujdesën për mbjelljen, rritjen dhe korrjen e bimës në fjalë. Po ashtu, pranë kësaj ferme, do të hapet edhe një kurs kualifikimi i posaçëm, ku kursantët do të mësojnë sesi ta rrisin mirë këtë bimë fitimprurëse.

“Majku i hekurt” që dikur është quajtur edhe “njeriu më i rrezikshën në botë”, prej vitesh, e ka mbështetur përdorimin e marihuanës medicinale, ndërsa ka qenë edhe përdorues aktiv i saj. Megjithëse, gjatë viteve “të çmendura” 1990-2000, ai ka fituar shumë qindra milionë dollarë, ish-kampioni i botës e ka investuar keq shumicën e kapitaleve të tij, duke falimentuar në disa raste.

Sa për dijeni, në Kaliforni, ditët e fundit, u miratua një ligj që u miratua edhe me referendum, që u lejon personave mbi 21 vjeç që ta zotërojnë legalisht marihuanën, që ta kultivojnë dhe ta shpëndajnë, pra, ta shesin atë, por jo më shumë se 28,5 gramë për person. Kalifornia bëhet shteti i shtatë në SHBA, ku, tani, lejohet përdorimi i marihuanës për qëllime rekreative!

Sfidanti.al