Federata Angleze e Futbollit vendos një rregull të ri; nuk do të përdoret më shampanjë në ceremoninë e ngritjes së trofeut të kompeticioneve të organizuara prej saj. Qeveria e futbollit britanik komunikoi se këtë vendim ajo e ka marrë për të respektuar traditën e shumë futbollistëve të besimit mysliman që luajnë në kampionatin anglez që e kanë të ndaluar konsumimin e pijeve alkoolike. Por jo vetëm kaq, Federata theksoi se heqja e shampanjës në këto festime shihet edhe si një mesazh për lojtarët nën 18 vjec për të mos konsumuar pije të tilla.
Sigurisht ndalimi i shampanjës nuk do të ndryshojë mënyrën e të festuarit të trofeve. Mësohet se në vend të saj skuadrat do të përdorin pije të gazuara jo alkolike në vend të shampanjës në këto ceremoni. vendimi i ri i Federatës Angleze të Futbollit do të nisë të zbatohet që me finalen e FA Cup mes Mancester Sitit dhe Uatfordit.
sfidanti.al