Van Persi thumbon Juventusin: Ne do ta kishim mundur 11-2

Ecuria fantastike e Ajaksit në Ligën e Kampioneve ku eliminoi dy gjigandë të futbollit evropiam si Reali i Madridit e Juventusi madje duke i mundur në shtëpitë e tyre respektive, vazhdon të ketë jehonë në botën e futbollit. i fundit që tha fjalën e tij ishte Robin Van Persie që me Fejnordin e tij është përballur me ‘Harkëtarët’ në kampionatin holandez madje duke i mundur me rezultatin tenistik 6-2.

Sulmuesi holandez nuk ngurroi të bëjë një ironi therrëse në drejtim të Zonjës së Vjetër me deklaratën e tij.
‘Tani të gjithë do ta shohin ndryshe fitoren tonë 6-2 ndaj Ajaksit në muajin janar-tha Van Persi-të ishte Juventus do kishim fituar 11-2’.

Thënë këtë, Van Persi, që në fund të sezonit duket se do t’i thotë lamtumirën futbollit, deklaroi gjithashtu se ekipet kundërshtare me të cilët u përball Ajaksi, e nënvlerësuan këtë të fundit.
‘Jam i sigurt se Totenhemi që është kundësrshtari i radhës së Ajaksit në Champions League do të jetë i kujdesshëm. Nuk e di nëse të tjerat e bënë këtë-përfundoi Robin Van Persi.

sfidanti.al