Rrëfimi jokomod I një ish lojtari të Celsit: Një herë gati sa nuk vrava Abramovic

Me 200 ndeshje të luajtura me fanelën e Celsit në Premier League në vitet ’80, ish mesfushori Pat Nevin ka pasur një domëthënie të madhe për historinë e klubit anglez të cilën rrezikoi ta njollosë në një farë mënyre. Ish futbollisti skocez, tashmë 57 vjecar bëri një bëmë pak kohë më parë në ishullin Arran ku takoi pronarin e Celsit, Roman Abramovic me manjatin rus që rishkroi historinë e klubit londinez që shënoi triumfe në Angli dhe botë.

Nevin tregoi se për pak sa nuk e vrau pronatin e Celsit teksa ishte duke udhëtuar me bicikletë gjatë pushimeve të tij në Arran duke ia dalë mbanë të evitonte përplasjen me Abramovic me këtë të fundit që nuk e njohu ish mesfushorin në aksident. Aktualisht, Nevin punon ende me Celsin dhe nuk kishte folur kurrë për këtë incident me Abramovic, gjë që e bëri tani për BBC Radio Skocia.

‘Para 3 vitesh isha me pushime në Arran dhe po drejtoja makinën në pjesën veriore të ishullit-tregon Nevin-u ktheva në majë pak para Lokrancës dhe thuajse godita një person me bicikletë. Mund ta kisha vrarë, ishte Roman Abramovic. Jahti I tij kishte ndaluar në breg dhe ai po pedalonte në ishull. Deri më sot ai nuk e dinte që isha unë’.

Sipas tabloidit ‘Mirror’, Abramovic ka një pasuri prej më shumë se 13 miliardë Eurosh, por ai mbetet një figurë misterioze për njerëzit e Stamford Bridge duke qëndruar larg medias. Nevin tregon se cfarë do të thotë të kesh një pronar të tille. ‘E kam takuar disa herë-vijoi Nevin-është shumë I druajtur. Njerëzit nuk I afrohen kurrë Abramovic, është si një mbret. Dy vjet më parë në Londër, isha bashkë me një djalë jashtë Stamford Bridge dhe Roman na pa e u afrua drejt meje. E përshëndeta dhe I dhashë doren’

Sfidanti.al