“Ronaldo, shumë më lart se Mesi”, Modriç nuk jeni më shokë ekipi!

Sinqeriteti zakonisht shprehet në distancë, të paktën kjo është e sigurt për futbollin. Është tepër e vështir për një trajner apo futbollist që të mos thotë se një shok i tyre i skuadrës është më i miri në botë. Edhe një stoik si Zhoze Murinjo është detyruar të shtrembrërohet për të mbrojtur Kristiano Ronaldon, ndonëse gjithnjë ka shprehur admirimin sipëror për Mesin.

Kështu do të komentohej edhe deklarata e Luka Modriçit, sipas të cilit “Ronaldo është shumë më lart se Mesi”, veçse sinqeriteti i kroatit duket i plotë, pasi tashmë rrugët e tij me CR7-ën janë ndarë. Respekt për kapitenin e Kroacisë, por edhe një shkundje: “Zgjohu nga gjumi dhe përmendu, Mesi konkurron me Maradonën apo Pelenë për të qenë më i miri i të gjitha kohëve”.

Sfidanti.al