Antonela Rokuco i prezanton botës vogelushin Ciro Mesi

Antonela Rokuco është gjithnjë aktive në rrjetet sociale dhe i ka mësuar fansat e saj me fotot e postuara nga momentet që përjeton në familjen e saj. Këtë radhë bashkëshortja e yllit të barcelonës, Lionel Mesi, i prezantoi botës nëpëmjet profilit të saj në Instagram, djalin e vogël të familjes, Ciro Mesin.

Në foton e publikuar prej saj, vogëlushi shfaqet i buzëqeshur, ndërkohë që antonela e shoqëronte me mesazhin: ‘Përbindëshi im i vogël’, një përcaktim ky falë kostumit që kishte veshur vogëlushi. Efekti ka qenë i menjëhershëm pasi postimi i Antonelës ka marrë mbi 800 mijë pëlqime.

Lionel Mesi dhe Antonela po kalojnë disa ditë pushimi në banesën e tyre që kanë në Bolvir, në bashkinë e Serdanjas së bashku me familjarët e tyre.

sfidanti.al