Ronaldo i pakënaqur; PSG rihidhet në sulm për të?

Kjo javë e marsit kur Cristiano Ronaldo e Lionel Messit e lanë njëkohësisht Ligën e Kampioneve në 1/8 e finaleve rrezikon të jetë historike. Jo vetëm sepse nuk ndodhte prej 16 vitesh që të eliminoheshin të dy në të njëjtën kohë, por sepse mes 8 më të mirave të Ligës së Kampioneve,pasi eliminoi Barcelonën është Paris Saint Germaini që prej vitesh po kërkon të bëjë blerje të mëdha për t’u shndërruar në superfuqinë e re të futbollit botëror. Mbappe është ngjitur në piedestal, por duke parë pakënaqësitë e Messit e Ronaldos në Katalonjë e Torino, klubi francez po mendon për një operacion të rëndësishëm për verën’.

Nuk është sekret që Messi po kërkon dhe e ka kërkuar largimin nga Barcelona në fund të sezonit, pavarësisht se kush është presidenti i ri. Për më tepër kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti. Ndërsa eliminimi i Juventusit nga Porto ka krijuar  hije dyshimi edhe te e ardhmja e Cristiano Ronaldos me bardhezinjtë. Sido që të jetë-theksohet te Le Parisien-në Paris po monitorohet me vëmendje e të dy futbollistëve dhe përsa i përket Ronaldos ka një të re të fundit

Gjithnjë sipas të përditshnmes franceze, kontaktet mes agjentit të Ronaldos dhe presidentit të PSG, Nasser Al Khelaifi, bisedimet nuk janë ndalur asnjëherë. Për portugezin, zgjedhja e Parisit mund të jetë tunduese për të qenë sërish protagonist në arenën evropiane në një lloj Dream Team përpara se të provojë të mbyllë karrierën me skuadra ekzotike.

Por gjithcka do të varet nga Kylian Mbappe kontrata e të cilit me PSG skadon në 2022. Nëse ylli francez do të vendosë të rinovojë me kampionët e Francës, cdo diskutim për Messin apo Ronaldon do të jetë e vështirë që të vijohet në aspektin ekonomik. Në rast të kundërt, me ndonjë pakënaqësi, PSG do të vazhdojë me projektin e tij; jashtë Mbappe për të marrë një prek futbollistëve më të mirë në botë.

Sfidanti.al