Ronaldinjo: Unë me Mesin komunikoj shpesh, por nuk flasim për futboll!

Ronaldinjo ditët e fundit shkoi në Beograd për një marrëveshje sponsorizimi me qendrën e njohur të basteve “Mozart” dhe në një prononcim në portalin “Mozartsport” ai tregoi një histori interesante lidhur me marrëdheniet që ai ka me Lionel Mesin, të cilin, sikurse tha futbollisti brazilian, ai e ka një mik mjaft të mirë.
Virtuozi Ronaldinjo ka pasur mundësinë që të ndjekë nga afër fillimet e Mesit si futbollist që më vonë u shndërrua në një nga më të mirët të botës. Ai ritheksoi se Mesi është futbollisti më i mirë aktual i botës.
Ronaldinjo vuri në dukje se ai komunikonte shpesh në telefon me Leon, ndërsa ai tregoi edhe një diçka interesante:
“Unë komunikoj me Mesin shumë shpesh. Por, më besoni, ne flasim për shumë gjëra, me përjashtim të futbollit! Më besoni, asnjëherë. Ne bisedojmë për gjërat që na ndodhin në jetë, sepse edhe ne futbollistët bëjmë një jetë normale jashtë futbollit”.
Sfidanti.al