Befason Nishikori; mund Federer në ATP Tour Finals
Roger Federer është në ndjekje të titullit të tij të 100 në karrierë sdhe ai e kërkon këtë në turneun e fundvitit në tenis për meshkuj; ATP Tour finals ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë. Por rrugëtimi drejt këtij trofeu nuk nisi mirë për zviceranin që e pa veten të humbasë në ndeshjen e tij të parë në grup kundrejt Nishikorit. Japonezi e bëri të tijën këtë përballje me 37 vjearin në 1 orë e 28 minuta l;ojë duke e fituar me rezultattin 2-0. në setin e parë Nishikori iu fal tiebreakut që i dha mundësinë të fitojë krejt fraksionin 7-6. në setin e dytë, Federer u duk se e lëshoi lojën e tij dhe nishikori me agresivitetin e tij përfitoi për të fituar edhe këtë set këtë radhë me rezultatin 6-3. Kjo e ATP Tour Finals ishte ndeshja e 10 direkte mes Federer e Nishikorit me zviceranin që kryeson me 7 fitore kundrejt 3 të japonezit.
Kevin Anderson debuton në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë eveniment. Afrikanojugori mundi në ndeshjen e tij, Dominik Tim për të cilin kjo është pjesëmarrja e tretë e tij në evenimentin e fundvitit në tenisin e meshkujve. Anderson e dominoi setin e parë të cilin e fitoi 6-3 kjo falë edhe saktësisë së tij në turnet e shërbimit. Në setin e dytë u pa një rivalitet më i madh nga ana e Tim dhe ishte tiebreaku që përcaktoi fituesin. Anderson ishte ai që mori më të mirën teksa e fitoi setin e dytë 7-6 dhe krejt ndeshjesn 2-0 për t’i bërë edhe një urim për ditëlindjen bashkëshortes së tij Kelsi
sfidanti.al