Nis numërimi i votave për “Topin e artë”: Modriç lider, Ronaldo s’duket asgjëkund?!

Media franceze shkruan se ka filluar numërimi i votave për “Topin e artë”, një çmim, të cilin e jep revista prestigjioze franceze, “Frans Futboll”. Momentalisht, duke pasur parasysh votat e grumbulluara deri tani, listën e kryeson Luka Modriç, ndërkohë që konkurrentë kryesorë të tij janë Rafale Varan dhe Kilian Mbape që vijnë menjëherë mbas tij. Interesant është fakti se Ronaldo nuk duket asgjëkund.
Në qoftë se mesfushori kroat i Realit të Madridit do ta fitojë “Topin e artë” të sivjetëm, Modriçi do ta ndëpresë dominimin dhjetëvjeçar të Lionel Mesit dhe të Kristiano Ronaldos.
Sfidanti.al