Romario ‘i bie gjoksit’: Jam akoma më i fortë se Messi dhe Ronaldo

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë futbollistët më të fortë të momentin e megjithatë për motive të ndryshme nuk kanë mundur të fitojnë asnjë titull botëror. Një trofe të cilin ka mundur ta fitojë pikërisht Romario, i cili ka dashur të thotë fjalën e tij  në lidhje me krahasimet që i bëhen me yllin argjentinas të Barcelonës dhe atë portugez të Realit të Madridit. ‘Është e vërtetë që Messi dhe Ronaldo kanë karakteristika të ndryshme nga të miat dhe që sot për sot janë futbollistët më të mirë në botë-tha Romario për ‘O Globo’-ata kanë fituar edhe tituj e Topa të Artë, por duke e lënë mënjanë modestinë, unë jam akoma më i mirë se ata në zonën e rreptësisë. Asnjë prej tyre nuk do të mund të arrijë numrin tim të golave të shënuar’.

Sfidanti.al