Roma, Fonseca hidhet në sulm: Arbitrimi në Serie A nuk është njësoj për të gjithë

Viti 2020 nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Romën. Humbja ndaj Sassuolos I ka tronditur pozitat e trajnerit Fonseca që I pranoi përgjegjësitë e tij, por pa harruar të japë një mesazh për arbitrat.

‘Pjesërisht ndjej një keqdashësi kundrejt Romës-tha Fonseca-në Itali arbitrimi nuk është njësoj për të gjithë. Kam parë shumë ndeshje këtu dhe arbitrat nuk janë në të njëjtën linjë. Por ndaj Sassuolos nuk humbëm për shkak të gabimeve arbitrare. Humbëm sepse luajtëm shumë keq’

Ndaj Sassuolos Roma pësoi 4 gola, 3 nga të cilat brenda 25 minutave dhe për Fonsecën është momenti që të kuptojë se cfarë ka ndodhur

‘Si trajner duhet të kuptoj se cfarë ka ndodhur, dhe në këtë rast kjo është e lehtë-tha Fonseca-gabuam taktikisht si unë ashtu edhe futblollistët. Problemi është mënyra se nisëm ndeshjen dhe kur bën gabime si ato tonat në 2 golat e parë të pësuar, humbet ekuilibrin. Pas pushimit bëmë më mirë. Cdo ditë punojmë në aspektin psikologjik për të bërë lojtarët të kuptojnë se duhet të jemi ambiciozë’.

Sfidanti.al