Një nga futbollistët e rinj më të kërkuar në Evropë, Kilian Mbape, edhe pse është vetëm 18 vjeç, i ka entuziazmuar tifozët e vet dhe dashamirësit e futbollit anekënd botës me lojën e tij në Monako dhe përfaqësuesen franceze. Në fitoren e fundit 3-2 të Francës ndaj Anglisë, megjithëse ai nuk shënoi gol, ky yll i madh futbolli kishte raste gjatë kësaj ndeshjeje miqësore, kur, me të vëertetë, i futi në konfuzion të plotë lojtarët kundërshtarë që nuk dinin se nga shkonte topi që Mbape kishte në këmbë, pasi aq të shpeshta e mjeshtërore ishin driblimet dhe lëvizjet e tij shumë të shpejta me topin.
Mbrojtësit anglezë, thjesht, nuk dinin sesi të reagonin ndaj lëvizjeve të “fëmijës mrekulli” francez që, së bashku me talentin tjetër, Dembelen e Borusias, kishin meritën kryesore për fitoren e Francës. Kjo lojë e shkëlqyer e Kilian Mbapes tërhoqi vëmendjen e legjendes së futbollit të Junajtidit dhe të futbolli anglez, Rio Ferdiand, që vetëm më pak fjalë e përshkroi më së miri Kilian Mbapen: “Ai është 18 vjeç!”
Sfidanti.al