Revolucion tek Interi në fund të sezonit, Asllani nuk lëviz!

Nuk ka qenë një sezon i lehtë për Kristjan Asllani. Ndryshe nga sa priste nga transferimi tek Inter, mesfushori shqiptar gjeti shumë pak besim nga trajneri Simone Inzagi dhe si pasojë edhe pak hapësira në fushën e lojës. Por duke nisur nga sezoni i ardhshëm kjo pritet të ndrsyhojë, ashtu siç do të ndryshojë e gjithë skuadra zikaltër. Prestigjozja “la Gazzetta Dello Sport” në numrin e saj rë fundit paralajmëron një revolucion të vërtetë në merkaton e verës. i pari që rrezikon është trajneri Inzagi, ndërsa duke qëendruar në atë që raporton gazeta, thuajse një formacion i tërë do të largohet. Duke nisur nga Lukaku, Brozoviç, Xheko e Shkriniar, sa për të përmendur disa prej emrave të rëndëshëm, do të largohen.

Sigurisht, të tjerë do të vijnë, por Kristian Asllani e ka vendin të sigurtë në projektin e ri të Interit. Mesfushori shqiptar, bashkë me portierin Onana dhe kapitenin Lautaro Martinez janë shtyllat ku do të mbështetet e ardhmja e skuadrës zikaltër. Një lajm shumë i mirë për Asllanin, talentin e të cilit askush nuk e diskuton, madje as Inzagi, por tekniku edhe në të shkuarën është akuzuar se i mungon guximi për të besuar te futbollistët e rinj.

Sfidanti.al