Interi: Brozoviç ka humbur, Damfris është një “hije” pas Botërorit

Ky ekip duket sikur nuk është vetvetja dhe ndoshta do të duhet të lutet që në stol të kthehen të tillë si Antonio Konte apo Zhoze Murinjo. Interi ka humbur forcën e vet, atë forcë që e nxorri kampion në 2021 dhe nënkampion në 2022 duke qenë shumë pranë titullit. Në problemet e sotme të ekipit të Inzagit janë rënia e madhe e nivelit të Marcelo Brozoviçit, dhe po ashtu “enigma” me emrin Damfris. Mesfushori kroat po luan shumë dobët e ndoshta do të largohet në verë, dhe holandezi po ashtu nuk po e merr dot veten që pas Botërorit. Një problem për Interin.

Sfidanti.al