Një ndeshje nga ato që kujton kohët e lavdishme. Çikago Bulls realizon një fitore të madhe në fushën e Filadelfias, duke i dhënë fund serisë prej tetë sukseseve radhazi për të zotët e shtëpisë. “Demat” trioumfuan me katër pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 105-09 falë dyshesv LaVine dhe DeRozan, që shënuan përkatësisht 26 dhe 25 pikë. Merita kishte edhe Vuçeviç me dy shifra dopjo, 21 pikë dhe 12 topa në tabelë. Fitorja e Çikagos bëri të pavlefshme paraqitjen e radhës spektakolare të Xhoel Embid me 37 pikë dhe 16 ribaund. Me këtë humbje, Filadelfia qëndron në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, ndërsa Bulls mbajnë vendin e dhjetë dhe aktualisht janë në zonën e play-off.
Sfidanti.al