Dëmtimi i Musialës, problem për Bajernin në Bundesligë e Champions

Ka qenë lojtari më i mirë i sezonit deri tani për bavarezët. Jo më kot, tifozët e duan fort Xhamal Musialën, ndaj edhe shqetësimi është i madh për dëmtimin e tij. Sipas vizitave mjekësore, ylli ofensiv do të mungojë 2 javë, që do të thotë se mund të kthehet në kohë për ndeshjen e Championsit ndaj Mançester Sitit. Shpresa është që të kthehet në kohë për sfidën ndaj Dortmundit në Bundesligë, por gjithsesi dëmtimi në kofshë është pak i rrezikshëm. Të shohim se kur do të bëhet mirë Musiala.

Sfidanti.al