Në një kohë që paratë po derdhën lumë dhe të gjithë futbollistët synojnë që të fitojnë sa më shumë, ka edhe nga ata, për të cilët morali është mbi gjithçka. Dhe Jago Aspas është një nga futbollistët, për të cilët dashuria për futbollin mbizotëron gjithçka tjetër që ka lidhje me paratë.
Ky sulmues fantastik i Seltës nuk luajti tre muaj, për shkak të një dëmtimi dhe pa të Selta fitoi vetëm një nga 11 ndeshjet, dukje zbritur në zonën e rrezikshme, nga bihet në kategorinë e mëposhtme. Por, qëkur është kthyer Aspasi, Selta ka gumbulluar shtatë pikë në tre ndeshje. Aspasi shënoi dy gola kundër Vilarealit, duke arritur që ta përmbysë rezultatin dhe Selta e fitoi ndeshjen 3-2, ndërkohë që në ndeshjen e fundit (3-3) me Hueskën ai shënoi një gol dhe dha dy asistenca goli.
Aspasi është rritur që fëmijë te Selta dhe ai e ka treguar me vepra se ky klub është shumë i rëndësishëm për të, pasi dimrin e kaluar atij i ofruan një pagë prej shtatë milionë eurosh në vit, por ai refuzoi dhe e vazhdoi kontratën me Seltën deri më 2022, na bazë të së cilës ai fiton 1,8 milion euro në vit.
Sfidanti.al