Federata Braziliane e Futbollit hyn në një epokë të re. Rozherio Kaboklo mori detyrën e tij si president i këtij institucioni nëpërmjet një ceremonie ku u prezantuan edhe fanelat e reja të përfaqësueses braziliane të Copa America që do të mbahet në këtë vend.
‘Do të përmirësojmë administrimin dhe kontrollet-tha Kaboklo në fjalën e tij-do të aplikojmë me forcë kodin e Etikës. Nuk do të toleroj asnjë veprimtari të dyshimtë apo të jashtëligjshme. Përsa u përket fanelave të reja, janë një homazh për skuadrën tonë përfaqësuese. Në ndeshjen e hapjes do të luajmë me fanelat e bardha me të cilën Brazili fitoi titullin e parë të Kupës së Amerikës’.
Nuk mund të mungonte në këtë ngjarje presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Xhani Infantino që shprehu urimet e tij në drejtim të presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit
‘Sic e dimë të gjithë, Brazili është vendi i futbollit-tha Infantino-në Brazil ky sport është pasion, emocion, jetë, është gjithcka. Është shumë e rëndësishme për botën e futbollit të dijë që Fedearata Braziliane është e fortë, e pushtetshme e profesionale. Kjo është një ditë speciale dhe krenarie për Kaboklon e Federatën. Ashtu sikurse edhe CONMEBOL, edhe FIFA jo vetëm që do të përkrahë CBF, por edhe do të bashkëpunojë me të’.
sfidanti.al