Reali ia trefishon rrogën Vinisiusit, por braziliani “bën naze” për 1 vit

Për gjithçka kanë rënë dakord, dhe sulmuesi 21-vjeçar më në fund e fitoi betejën me vetveten. Themi me vetveten, sepse Reali i Madridit i ka besuar Vinisiusit që kur e mori në 2018 dhe fillimisht e “parkoi” tek ekipi B. Pas disa problemeve të fillimit, që shkaktuan edhe zemërimin e Karim Benzemasë, sulmuesi brazilian po e tregon të gjithë potencialin, dhe jo më kot shënoi 22 gola sezonin që u mbyll si dhe pati shumë asiste, duke ndihmuar në fitoren e La Ligës dhe të Championsit. Në bazë të kontratës së re që Reali i jep Vinisiusit, rroga e tij thuajse 3-fishohet duke arritur në 10 milionë euro, ndërsa madrilenët nuk kanë harruar “huqin” e vjetër (çudi që nuk e bëjnë as anglezët dhe as italianët), me klauzolën e transferimit prej 1 miliardë eurosh. Ka vetëm një “naze” nga sulmuesi, pasi e do kontratën deri në 2027, jo deri në 2028 siç kërkon klubi.

Sfidanti.al