Reali i Zinedin Zidanit ka 33 ndeshje pa humbur, në të gjitha kompeticionet. Skuadra e drejtuar nga francezi tregoi karakterin edhe në ndeshjen më të vështirë të sezonit, duke barazuar në sekondat e fundit në “Kamp Nou”, ndërsa është shumë pranë thyerjes së një rekordi të klubit. Bëhet fjalë për rekordin e ndeshjeve radhazi pa humbje, që mbahet nga skuadra e madhe “merenges” e viteve 80-të drejtuar nga trajneri holandez, Leo Benhaker. Janë 34 ndeshje pa disfatë nga lojtarë si Bujo, Santiliana, Huanito, Butragenjo, Miçel apo Hugo Sançez. Reali i sotëm i Ronaldos, Ramosit dhe Modriçit mund t’ia dalë nëse nuk humbet ndaj Dortmunditnë Champions, dhe ndaj Deportivos në kampionat. Humbja e fundit u pësua në shkurt ndaj Volfsburgut në Ligën e Kampionëve.