Reali kampion aktual i Evropës po konsideron disa opsione që të forcohet janarin e ardhshëm dhe thuhet se ai ka në plan që të sigurojë shërbimet e futbollistit të shkëlqyer të Lionit, Nabil Fekir, cili, në fakt, gjatë verës së kaluar, për pak gjë nuk përfundoi te Liverpuli.
Sezoni i ardhshëm dimëror i transferimeve është një mundësi e mirë për Realin që ai të përforcohet me ndonjë lojtar të mirë dhe gazeta “Marka” shkruan se presidenti Florentino Perez ka marrë në konsideratë mundësine e sjelljes në klubin “mbretëror” të Fekirit, kontrata e të cilit me Lionin është deri më 2020.
Thuhet se Lioni nuk ka ndërmend që ta lëshojë Fekirin për më pak se 100 milionë euro, kështu që Peresit do t’i dihet ta hapë mirë “qesen” që ta angazhojë këtë futbollist ciësor.
Në 16 ndeshjet e deritanishme të Ligës së 1-rë franceze dhe Ligën e Kampioneve Fekiri ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër aiste golash.
Sfidanti.al