UEFA paralajmëron një fond shpërblimi rekord për Evropianin

UEFA publikoi lajme mjaft të mira në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri: të gjithë ekipet përfaqësues që do të marrin pjesë në Evropianin 2020, do të përfitojnë nga fondi i shpërblimit që do të jetë më i lartë sesa kurrë më parë – 731 milionë euro.
Federatat kombëtare vetëm për kualifikimin në Evropian do të arkëtojnë 9,25 milionë euro, për fitoren në fazën grupore – 1,5 milion euro, ndërsa për barazimin 750 000 euro. Kualifikimi për në fazën nokaut do të sjellë edhe dy milionë euro të tjera, në çereknfinale – 3,25 milionë euro dhe në gjysmëfinale – pesë milionë euro.
Ekipi që do të fitojë në finalen e kampionatit evropian 2020, do të marrë 10 milionë euro, kurse ai vendit të dytë – shtatë milionë euro.
Sikurse dihet, Evropiani i ardhshëm do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshëm anekënd Evropës gjatë periudhës 12 qershor-12 korrik 2020.
Sfidanti.al