Reali i Madridit ringjall interesin e tij për Nejmar në një moment kur të gjithë menduan se ai e kishte braktisur përfundimisht atë. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, klubi merenges po mendon që të përdorë në këtë tratativë Hames Rodrigez për të siguruar shërbimin e sulmuesit të Paris Sën Zhermenit.
Gjithnjë sipas medias spanjolle, për Rodrigez, kartonin e të cilit Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend ta blejë, ka shfaaqur interesin e tij pikërisht kampionët e Francës. Pikërisht këtë do të kërkojë që të shfrytëzojë Reali i Madridit që pas kthimit të kolumbianit në Spanjë do t’ia ofrojë atë pikërisht Paris Sën Zhermenit për ta bindur atë që të lejojë transferimin e Nejmar.
Në median spanjolle theksohet gjithashtu se Reali e vlerëson kartonin e Hames Rodriges me 50 milionë Euro, ndërkohë që për Nejmar është gati të ofrojë 170 milionë Euro. Megjithatë sesi do të përfundojë kjo histori duhet të presim fundin e sezonit, pasi gjërat mund të ndryshojnë tërësisht kundër Realit të madridit në rast se paris Sën Zhermeni do të mund të fitojë Ligën e Kampioneve.
sfidanti.al