Reali ‘i cmendur’ pas Londrës; kërkon të bëjë pazar te Celsi e Totenham

Londra është kthyer në një obsesion Realit të Madridit përsa i përket merkatos së transferimeve. Në këtë moment në shënjestrën e ‘Los Blancos’ janë Eden hazard dhe Kristian Eriksen, kontrata e të cilëve me Celsin dhe Totenhemin skadon në vitin 2020.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Reali i Madridit e ka marrë shumë seriozisht blerjen e këtyre futbollistëve dhe ka bërë gati ofertën prej 110 milionë Eurosh(55 milionë Euro për secilin) për ta që do t’ua prezantojë klubeve respektive. Shifra që ofron Realin si për Hazard ashtu edhe për Eriksen është shumë e ulët se vlera e tyre në merkato që sipas Transfermarkt është respektivisht 150 dhe 80 milionë Euro.

Eden Hazard, tashmë 28 vjec nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u bashkuar një ditë me Realin e Madridit, ndërsa Eriksen bëri një tjetër lëvizje. Në një intervistë për median daneze, mesfushori foli në lidhje me zërat që kanë filluar ta rrethojnë duke mos e përjashtuar mundësinë që të rinovojë kontratën me Hotspërs. Kujtojmë që ditë më parë, klubi londinez ia bëri të qartë pretendimin e tij Realit të Madridit për Eriksen duke i kërkuar plot 250 milionë Euro për të.

sfidanti.al