Reali i Madridit konsiderohet si një klub i madh, për shkak të sukseseve dhe rezultateve që ka arritur në fushën e lojës në Primera dhe në Evropë, por primatin e tij e ka merituar edhe për shkak të akteve që ka bërë dhe bën jashtë fushave të futbollit. Hit në Angli, tani, është bërë një mesazh që klubi “mbretëror” i dërgoi njërit prej futbollistëve më të “panjohur” të Sanderlendit, Dankan Uatmor, që është vetëm 23 vjeç dhe, për herë të dytë, brenda një viti, ka këputur ligamentet e përparmë të kryqëzuar të gjurit dhe një fat i tillë i keq për këtë futbollist të ri e bëri Realin që t’i dërgoi atij një mesazh të sinqertë, në të cilin i uron atij shërim të shpejtë dhe kthim në fushë.
Mesazhi i dërguar nga presidenti Florentino Perez dhe drejtori i klubit madridas, Emilio Butragenjo, i bëri një përshtypje të madhe të atit të Dankanit: “Po të kishte qenë ndonjë futbollist i njohur, ndoshta, edhe mund të pritej një diçka e tillë. Mesazhi i dërguar ishte një befasi e madhe e këndshme. Ky gjest tregon se çfarë klubi është Reali. Ky akt i Realit do t’i shërbejë Dankanit si një motivim suplementar që ai të kthehet, sa më shpejt, në fushë”, vuri në dukje Jan Uatmor në një prononcim në median angleze.
Sfidanti.al