Totenhemi është gati të presë me krahëhapur djalin plangprishës Garet Bejl. Kjo është ajo që ka lënë të kuptojë trajneri i skuadrës londineze, Maurisio Poçetino në një komunikatë për mediat teksa ka vlerësuar në maksimum sulmuesin uellsian qëndrimi i të cilit te Realii Madridit duket sepo i vjen fundi
‘Garet Bejl është një futbollist fantastik dhe këtë e pamë kur luajtëm ndeshjen me Realin e Madridit-tha Pochettino-Bale gjithnjë ka qenë në kontakte me personat që në të kaluarën kanë punuar te Tottenham. Nuk kam asnjë raport me personat që janë pranë tij dhe që e përfaqësojnë, por në futboll nuk dihet asnjëherë se cfarë do të ndodhë’.
Për Bejl së fundmi ka shfaqur interesin Mançester Junajtid, sdrejtuesit e të cilit duan të plotësojnë një kërkesë të trajnerit Zhoze Murinjo që e vlerëson në maksimum futbollistin e përfaqësueses uellsiane