Reali bën llogaritë me dëmtimet pas fitores në El Clasico

Real Madrid ka arritur një fitore si të Pirros në Barcelonë me golat e Bellingham. El Clasico me pasoja për Los Blancos që humbasin për rreth dy muaj mesfushorin francez, Aurelien Tchouaméni, i cili ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës dhe do të qëndrojë për dy muaj larg fushave të lojës.

Edhe pse stafi mjekësor i klubit mbretëror nuk ka ende një datë për rikuperimin e lojtarit francez, sipas mediave, ai mund ta ketë mbyllur vitin në infermieri dhe Carlo Ancelotti duhet të bëjë llogaritë pa të në ndeshjet deri në muajin janar. 23-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje gjatë këtij sezoni nuk ka shënuar madje edhe 1 gol.

sfidanti.al