Reali i Madridit merr një lajm shumë të keq në këtë fazë përgatitore të sezonit të ri. Markos Asensio pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes me Arsenalin për International Champions Cup, dicka që ndodhi në minutën e 64 të sfidës me futbollistin që doli nga fusha e lojës me barrelë për t’u dërguar në spital ku kaloi edhe natën.
Diagnoza e parë ishtë dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë, sicka që u konfirmua edhe nga ekzaminimet e kryera më vonë, që do të thotë se për Asension sezoni është mbyllur përpara se të fillojë
‘Ekzaminimet të cilave iu nënshtrua Asensio treguan se ai ka demtim të ligamentit në meniskun e jashtëm të gjurit të majtë-lexohet në komunukatën e Realit të Madridit. Futbollisti do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët e ardhshme’.
Dëmtimi i Asensios, gjithsesi nuk do të ketë ndikim në lidhje me të ardhmen e Garet Bale, fati i të cilit tashmë është caktuar. ‘Për momentin Bale është me ne, luajti sepse donte të qëndronte me ne dhe është në gjendje të mirë fizike-tha Zidan pas ndeshjes-por asgjë nuk ka ndryshuar, situata është e njëjtë. Jemi të shqetësuar për dëmtimin e Asensios dhe të goditur nga ajo që ndodhi’.
sfidanti.al