MotoGP, shtyhet kthimi në pistë i Lorencos, do të jetë në garën e Silverston

Horhe Lorenco do të kthehet në gara vetëm pas një muaji, në Cmimin e Madh të Britanisë në Silverston. Lajmi i konfirmua nga vetë skuadra e Hondës zyrtare e cila theksoi se piloti nga Majorka nuk do të jetë në pistë në 2 garat e ardhshme, Brno të Cekisë dhe në Austri në 4 dhe 11 gusht dhe kjo bëhet në mënyrë që Lorenco të rikuperohet sa më mirë nga dëmtimi në vertebër të pësuar në provat e lira në Cmimin e Madh të Holandës në Asen.

Kjo do të thotë se Lorenco do të jetë i pranishëm në garën e Silverston në 25 gusht dhe deri atëherë vendin e tij te Honda do të vazhdojë ta mbajë Shtefan Bradël i cili e zëvendësoi atë edhe në garën e Gjermanisë në Zahzering.

Vendimi për te shtyrë rikthimin e Lorencos u mor në mënyrë konsensuale mes drejtuesve të skuadrës dhe vetë pilotit me synimin që ai të evitojë rreziqe te tjera. Sipas Hondës, gjendja e Lorencos është përmirësiuar gjatë pushimeve të verës, por ai vazhdon të ndjejë dhimbje dhe lëvizja e tij mbi motor është ende e limituar.

sfidanti.al