Napoli, kapitull i mbyllur për Elseid Hysajn, agjenti konfirmon largimin e tij

Aventurës së Elseid Hysajt te Napoli i ka ardhur fundi. Ai që e konfirmon këtë është agjenti i vetë mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, Mario Xhufredi në një intervistë për Radio Marte ku bëri një përmbledhje të situatës së klientëve të tij mes të cilëve është edhe shkodrani 25 vjecar

‘Këto ditë do të flas me klientët e mi për të parë sesi ndihen dhe situatën e merkatos sidomos përsa i përket Hysajt-tha Xhufredi-më pas do të flas me Xhuntolun dhe Ancelotin. Hysaj nuk besoj se do të qëndrojë te Napoli. do të punojmë deri në fundin e këtij sesioni për t’i gjetur një klub tjetër sepse Napoli ka 5 mbrojtës krahu, por edhe sepse tashmë kohës së tij te kjo skuadër i ka ardhur fundi. hysaj ka edhe 2 vjet kontratë me Napolin dhe vjen pas një sezoni jo shumë të mirë’.

Përsa i përket destinacionit të ri të Elseid Hysajt, Xhufredi konfirmoi interesin e shfaqur nga Atletiko e Madridit.

‘Atletiko Madrid e kërkoi Hysajn, folëm për rreth një muaj-shtoi Xhufredi-por më pas oferta e tij ishte shumë e ulët në krahasim me pretendimin e Napolit kështu që Atletiko hodhi sytë nga Tripier. Tani që u sfumua kjo mundësi, po shohim opsionet e tjera dhe presim që të maturohen’

sfidanti.al