Një ditë më parë në median gjermane dhe më konkretisht te e përditshmja gjermane ‘Bild’ u publikua lajmi për mundësinë e largimit të Uli Hënes nga posti i presidentit të Bajernit të Mynihut. Por ky i fundit as nuk e konfirmoi, e as nuk e përgënjeshtroi këtë lajm dhe në një intervistë për rëvistën gjermane Kicker kreu i kampionëve të Gjermanisë deklaroi se do të thotë vendimin e tij në 29 gusht.
‘Do ta bëj të dituë vendimin tim në 29 gusht, përpara kësaj date nuk do të ketë asnjë komunikim zyrtar nga ana ime-tha Uli Hënes që tashmë është 67 vjecar
Data e përcaktuar nga Hënes për vendimin e tij nëse do të qëndrojë apo do të largohet, përkon me atë të mbledhjes rutinë të Këshillit Administrativ të Bajernit. Do të jetë pikërisht ky momenti kur do të fillohet të flitet për pasuesin e Uli Hënesit, edhe pse ai që është në pole position për të marrë postin e tij duket se është Herbert Hainer, zv/presidenti aktual i Bajernit dhe ish Shefi Ekzekutiv i kompanisë Adidas
sfidanti.al