CONMEBOL jep dënimin për kartonin e kuq të Lionel Messit.

Konfederata Amerikanolatine e Futbollit jep vendimin e saj për Lionel Messin dhe kartonin e kuq që mori në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kilit për vendin e tretë të Copa America të zhvilluar në Brazil. nëpërmjet një komunikate për shtyp, institucioni më i lartë i futbollit në Amerikën e Jugut bëri të ditur se kapiteni i përfaqësueses argjentinase u dënua me 1 ndeshje pezullim dhe me një gjobë prej 1500 Dollarësh.

Kjo do të thotë se Messi do të kryejë këtë dënim në muajin mars kur do të nisë faza e kualifikueseve të Botërorit të vitit 2022 me Messin që do të mungojë në ndeshjen e parë.

Në komunikatën e CONMEBOL për momentin nuk u përmendën deklaratat e forta të Lionel Messit pas ndeshjes me Kilin kur kritikoi këtë institucion duke e akuzuar për korrupsion, por sipas medias në argjentinë, kjo cështje po hetohet dhe ende nuk dihet dënimi për kapitenin e Argjentinës që mund të variojë nga një paralajmërim ne në pezullim prej 24 muajsh.

sfidanti.al