Raspadori si Rosi, “Paolo do të kishte buzëqeshur krenar”!

Në 1982 një sulmues jo i panjohur, por i papritur për të bërë atë heroizëm, i tregoi rrugën Italisë në “Mundialiton” e Spanjës. Italianët dolën kampionë të botës sidomos me 6 golat e Paolo Rosit dhe trajneri i sotëm, Roberto Mançini, mendon se e ka një lojtar të ri për të bërë atë që bëri “Pablito” atë verë spanjolle. Ky është Xhakomo Raspadori, lojtari i thirrur në ekip për Europianin dhe që luan në Serinë A me Sasuolon. “Raspadori mund të jetë Paolo Rosi ynë”, – tha Mançini, dhe vejusha e legjendës së shuar pak kohë më parë, Federika Kapeleti, deklaroi se “uroj që të hyjë në fushë dhe të bëjë atë që bëri Paolo, Pablit do të kishte buzëqeshur me krenari”. Ajo shtoi se fjalët e Mançinit janë vërtetimi i radhës se Paolo Rosi nuk është harruar dhe se mbetet një pikë referimi në kombëtaren e kaltër. Raspadori ka pasur pikërisht fanelën me numrin 20 Rosit, por tek Italia U21, ndërsa tek Italia e rritur do të ketë fanelën me numrin 22.

Sfidanti.al