Nuk janë kohë të qeta as për trajnerët, por as për drejtorët sportivë. Në Mynih, përplasja ishte epike mes Hansi Flikut dhe Hasan Salihamixhiçit, tek Juventusi konflikti ishte Nedved-Paratiçi-Pirlo, tek Interi më herët ishte Konte-Marota, ndërsa tek Paris SG nuk ka qetësi. Pasi ish-trajneri Tuhel kryqëzoi “brirët” me Leonardon, kështu po bën edhe trajneri i tanishëm, Poçetino. Kjo gjë mund të sjellë ndryshime në klubin parizien, pasi presidenti Al Helaifi më në fund mund të mendojë se epoka e Leonardos ka përfunduar. Mediat spanjolle, që i bëjnë jehonë atyre franceze, theksojnë se ky konflikt mund të bëjë që Leonardo të largohet, dhe Fabio Paratiçi, ish-drejtori i Juventusit, të devijojë avionin nga Totenhemi i Londrës tek Paris SG.
Sfidanti.al