Rangnick thumbon akoma Milanin: Ibra? Rinovimi është një kontradiktë

Ralf Rangnick nuk humbet rastin të bëjë ndonjë kritikë në drejtim të Milanit dhe këtë ai e bën nëpërmjet një interviste për ‘Financial Times’ në prag të ndeshjes së parë në kampionat të kuqezinjve ndaj Bolognës.

Në shënjestrën e trajnerit gjerman është akoma cështja Ibrahimovic pasi sipas tij, Elliott ka bërë një ndryshim të plotë të kursit. ‘Nuk bëhet fjalë për mua apo për faktin që nuk më pëlqen Ibrahimovic-tha Rangnick-përse nuk do të më pëlqente ai? Në moshën 38 vjecare është në një formë të shkëlqyer. Mund të jetë akoma vendimtar për skuadrën për të fituar ndeshjet. Por pyetja është; Cfarë rruge kërkon të përshkosh?. Cfarë është Milani? Për mua firma e Ibrahimovic në atë kohë ishte një kontradiktë më vete për shkak të strategjisë që donin të ndiqnin’

Strategjia në fund të fundit ishte edhe ajo që kishte vetë Rangnick; ndërtimi i një skuadre me lojtarë të rinj e premtues, të aftë për t’u kthyer në një aset për klubin. Blerja e pak lojtarëve, rritja e futbollistëve dhe rishitja e tyre për krijimin e një plusvalence, një strategji aspak e kritikueshme, por jo domosdoshmërisht e vetmja ide për futbollin. Por fakt është të Elliott vendosi të vijojë punën me Piolin dhe rruga që u vendos të ndiqet është ndryshe nga ajo e Rangnick, emri i të cilit në orët e fundit tashmë po lidhet me atë të Romës.

Sfidanti.al