Ivan Rakitic dha një intervistë për programin ‘El pelotazo’ të Canal Sur dhe sigurisht u pyet edhe për cështjen e raporteve mes Lionel Messit dhe Antoine Griezmann duke marrë shkas edhe nga sulmet e bëra në drejtim të argjentinasit nga përfaqësues të sulmuesit francez me kroatin që ka qenë më pranë se të gjithë ndaj të dy lojtarëve.
‘Unë shihja që ata shkonin shumë mirë-tregon Rakitic-shkoja për mrekulli me Antoine dhe Leon. Cfarë ndodh nuk e di. I kam parë që të merrnin kafe së bashku për shumë kohë. Nëse do të fillojnë që të shënojnë gola që të dy, nuk do të flitet më. Nëse fiton cdo ndeshje 5-0, të gjithë ne do të mund të qeshin. Në rast të kundërt, do të kërkohen shumë cështje. Por janë dy djem spektakolarë. Kam njohur Antoine, është një djalë spektakolar dhe nuk duhet të ketë asnjë problem’
Rakitic I njeh mirë sekretet e Barcelonës. Këtë verë ai u largua nga klubi blaugrana, pas 6 sezonesh, pasi fitoi gjithcka dhe këtu përfshihet edhe tripleta e trofeve në sezonin që kaloi te katalanasit; 2014/15
Sfidanti.al