Legjenda Barnsi “njollos” Liverpulin: Një Klop zezak, do ta kishit shkarkuar!

Edhe ai vetë është futbollist që i përket një kategorie ngjyre të lëkurës që nuk është “e bardhë”. Kjo natyrisht nuk ka asnjë rëndësi për vlerësimin ndaj njeriut (parimisht), por Xhon Barns mendon se në topkëmbën angleze ky faktor mbetet i rëndësishëm. Legjenda e Liverpulit e viteve 80-90-të, po ashtu një nga zezakët e parë që luajtën për kombëtaren e Anglisë, lëshoi një kritikë të ashpër për ish-klubin e tij lidhur me trajnerin Jurgen Klop. “Nëse Klopi do të kishte qenë zezak, Liverpuli do ta kishte shkarkuar në 2 vitet e para kur rezultatet nuk ishin të mira, – ishin fjalët e Barnsit, – madje, kjo do të kishte ndodhur edhe nëse Klopi do të kishte qenë anglez”. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me dyshim për racizëm, por edhe për mungesë vlerësimi për shkollën vendase të trajningut. Barnsi i tha këto fjalë lidhur me diskriminimin që ndodh me trajnerët në Premier Ligë.

Sfidanti.al