Duhej të kishin qenë shifra për përdorim të brendshem dhe për në bursë, por aksidentalisht (të paktën kështu thuhet), u botuan për t’i parë të gjithë. Kompania me bazë në SHBA, Topan Merril (Toppan Merrill), që Mançester Junajtidi e ngarkon për të bërë bilancet financiare të sezonit, përpiloi raportin i cili doli në “dritë të diellit” dhe publiku mundi të mësonte se klubi anglez ka pësuar një humbje financiare prej mbi 27 milionë paundësh stërlina për 4 mujorin e parë të vitit 2020. Borxhi u rrit në mbi 440 milionë paundë stërlina, ndërsa të ardhurat nga biletat dhe tifozët në stadium ranë me mbi 92 për qind. Të paktën, lajm i mirë ishte që u rinovuan tri kontrata sponsorizimi.
Sfidanti.al